Për kriminalitet, në Zvicër prijnë emigrantët afrikanë

Për herë të parë Federata nxjerr numra të të dënuarve për vepra penale sipas nacionalitetit të tyre. Sipas tyre, del që më të kriminalizuar në Zvicër janë personat nga Angola dhe Namibia.

Foto: ChiccoDodiFC / Shutterstock

Këto të dhëna, sipas Tages Anzeiger, kanë dalë për herë të parë tani. Enti Federal i Statistikave i krahason shifrat e të dënuarve me vendim të formës së prerë më 2014 me numrin e personave që kanë një leje qëndrimi në Zvicër. Për ca regjione duhej përfshirë edhe nacionalitetin, sepse këto nuk mund të dalloheshin në të gjitha rastet, thotë raporti. Dhe, kjo vlen për shtetet e dala nga ish Jugosllavia, por edhe për Afrikën.

Në këto statistika për shkelje kundër Kodit Penal spikatin dënime ndaj personave nga Angola dhe Namibia. Çdo i tridhjeti person me vizë A apo B nga ky regjion më 2014 ka marrë një dënim të formës së prerë. Pastaj vijnë ata nga Algjeria, Libia, Maroko, Sudani, Tunizia, Egjipti etj. Kurse në fund të listës vijnë emigrantët nga Britania e Madhe, SHBA-të, Belgjika, dhe India. Nga ky grup dënimet janë më të rralla se çdo i pesëqindëti. Ndërsa nga vendasit çdo i katërqindëti ka marrë një dënim të formës së prerë sipas Kodit Penal. Me këtë, ata dalin vetëm pakës më luajalë ndaj ligjit se sa gjermanët.

Në këto statistika janë përfshirë nacionalitetet me së paku dhjetë të dënuar. Kështu nga Afrika jugore vijnë 60, kurse nga Afrika veriore 300 të dënuar. Pa këtë kufizim shtetasit e Monakos do të dilnin më kriminelët, ndonëse është dënuar vetëm një. Ndër 20 personat nga Monako me qëndrim në Zvicër, kjo përbën një kuotë prej 5 për qind. Edhe nga Australia është dënuar vetëm një person për shkelje të Kodit Penal. Nga 2’000 australianë me qëndrim B apo C në Zvicër, kjo përbën një kuotë prej 0,05 për qind.

Statistikat nxjerrin dallime edhe në mes të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Burrat bien më shumë në sy se gratë, sidomos grupmosha 18 deri 29 vjeçare. Nga të rinjtë afrikano-perëndimorë janë dënuar 8 për qind e të gjithë personave me vizë B apo C. Të larta janë edhe shifrat e dënimeve nga komuniteti i jug-afrikanëve dhe dhe atre të Republikës Domenikane. Nga vendasit kanë marrë 1 për qind një dënim të formës së prerë për shkak të një vepre penale në kuptimin e Kodit Penal. Të diciplinuar në këtë puptim janë dëshmuar emigrantët e rinj nga Austria, Italia, Franca, Gjermania dhe Kina.

Nga komuniteti i të huajve pa leje qëndrimi në Zvicër bien në sy rumunët. Më 2014 ata dalin me 1’800 dënime, me çka e zënë vendin e parë. Këtu bëjnë pjesë të ashtuquajturit «turistë kriminelë», sikurse edhe delikuentët që kanë pak kohë në Zvicër. Pastaj vijnë emigrantët nga Afrika e veriut me 1’700 dënime, ata nga ish Jugosllavia me 1’400, kurse ata nga Franca me rreth 900 dënime. Përkundër personave me vizë B dhe C, në këtë rast, nuk mund të jipen të dhëna në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. ks