«Për krijimin e FAK-ut Kosova duhet të bisedojë me Serbinë»

Kosova, në kuadër të dialogut me Serbinë, duhet të bisedojë edhe për formimin e Forcave të Armatosura e për këtë duhet ta ketë edhe pajtimin e serbëve të vendit.




Kështu të paktën shkruan gazeta e Beogradit «Blic» e cila shton se vendet më të fuqishme të Perëndimit konsiderojnë se nuk është koha për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe se Prishtina këtë nuk duhet ta bëjë pa marrëveshje me Beogradin.

Gazeta, e cila thotë të ketë biseduar me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve perëndimore në Prishtinë, shton se ata, diplomatët, mbështesin Forcat aktuale të Sigurisë së Kosovës por, jo, thotë gazeta pa përmendur emra të atyre diplomatëve në kryeqytetin e Kosovës që FSK të shndërrohen në FAK, transmeton Koha.net.

«Është e vërtetë se Kosova në një moment në të ardhmen do të bëhet me forcat e veta të armatosura, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Para ës gjitha kjo temë duhet të jetë pjesë e procesit të normalizimit me Beogradin. Vendimin e njëanshëm të Prishtinës nuk do ta lejojmë», kanë thënë diplomatë të lartë nga Kosova.

Po ashtu, kanë theksuar ata, është vendimtare që Prishtina për ushtrinë e vet të ardhshme të ketë pajtimin e gjerë me serbët në Kosovë.

Bashkëbiseduesi , pa emër , i gazetës ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e kanë lansuar tregimin përforcimin e FAK-ut për të larguar vëmendjen e opinionit nga tema të tjera shumë të pakëndshme.

«Marrëveshjet e Brukselit, formimi i AKS-së dhe sidomos krijimi i Gjykatës Speciale kanë krijuar furtunë të vërtetë në qarqet radikale në Kosovë e Mustafa e Thaçi janë shënjestër e akuzave për tradhti e të tjera. Paralajmërimet se do të krijohet ushtria shërbejnë si vërejtjeje për kompromiset që ata e bëjnë me Serbinë dhe BE-në», ka thënë bashkëbiseduesi i kësaj gazete.