Për Karlotë Fon Shtajnin




I

Ç’më zjen këtu në gjoks, në tru,
Kaq vjet duke duruar!
Ç’gëzim në ëndër ndjej, kështu
Të kem të jem i zgjuar!

II

Këtu natyra qenka kaq e qetë,
Por ah! Kam zemrën plot me dhimbje sa s’duroj,
Veç për atë mendoj e rroj përjetë,
Veç për atë që më s’duhet të rroj.

III

Kur koka e zemra ty të zjen,
Më mirë s’ke ç’të presësh!
Në s’dashuron dhe në s’urren,
Më mirë le të vdesësh!

IV

Ai që më jetën e vet lot,
Në jetë e ka zor.
Ai që veten s’urdhëron dot,
Mbetet gjithmonë shërbëtor.