Për herë të parë samiti i NATO-s edhe në Kosovë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, njofton se për herë të parë Asambleja e NATO-s ka përfshirë në kalendarin e punimeve të saj një samit që do të mbahet në Kosovë.




Deklarata e ish-kryeministrit të Shqipërisë është bërë në profilin e tij në rrjetin social «Facebook», transmeton Koha.net.

«Asambleja Parlamentare e NATO-s për herë të parë ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës. Në Prishtinë (në nëntor 2016) do të mbahet Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s», ka shkruar Majko.

Ai shton se punimet u vendosën një ditë më parë në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë, vend në të cilin mbahet sesioni i radhës.

«Në maj të vitit tjetër ky sesion (me rreth 700 pjesëmarrës) do të mbahet në Tiranë», ka potencuar ish-kryeministri Majko.