Për emigrantët në Zvicër: Më thuaj ku banon, të them a mund të votosh

Masa e të drejtave politike të emigrantëve në Zvicër varet fort nga vendbanimi i tyre. Cilat kantone iu njohin të huajve të drejta vote e zgjedhjeje dhe si? Rasti i Neuenburgut.

Foto: Markus Mainka / Shutterstock

Cilat të drejta i orojnë cilat kantantone?

Tetë kantone iu ofrojnë të huajve të dejtën e votës në rrafsh komunal: Appenzell-Ausserrhoden (në mënyrë fakultative, që domethënë se komunat vendosin nëse dëshirojnë t’i aplikojnë këto të drejta politike apo jo), Qyteti i Baselit (në mënyrë fakultative për Riehen dhe Bettingen), Freiburgu, Graubündeni (në mënyrë fakultative), Neuenburgu, Jura, Waudi dhe Gjeneva.

Shtatë kantone ua njohin të huajve në rrafsh komunal edhe të drejtën pasive të votës, që domethënë se ata mund të zgjidhen në një ent politik: Appenzell-Ausserrhoden (në mënyrë fakultative), Qyteti i Baselit (në mënyrë fakultative), Freiburgu, Graubündeni (në mënyrë fakultative), Neuenburgu, Jura und Waudi.

Në dy kantone të huajt mund të votojnë dhe të zgjidhen në rrafsh kantonal: Jura dhe Neuenburg. Ndërkaq asnjë kanton deri më tani nuk ua njeh të huajve të drejtën pasive të votës: Në Neuenburg më 25 shtator do të votohet për këtë çështje.

«swissinfo.ch» raporton për një studim të institutit Avenir Suisse nga viti 2015, sipas të cilit numri i të huajve, të cilët mund të zgjidhen në ente politike në rrafsh komunal, deri më tani, ka ngelur relativisht i vogël: 148 ulëse në një legjslativ komunal, ndërsa 19 në ekzekutivet lokale. Dhe, pothuajse të gjithë këta të zgjedhur janë në Zvicrën franceze.

Neuenburgu kanton pioner

Qytetarët e Neuenburgut më 25 shtator do të votojnë për atë nëse do t’ua njohin të huajve të drejtën pasive të zgjedhjes në rrafsh kantonal. Nëse ky vendim i parlamentit komunal miratohet, kjo do të përbënte një risi në Zvicër.

Neuenburgu, që cilësohet si djep i industrisë së orëve, ka një traditë të gjatë të të drejtave politike për të huajt: E drejta e votës në rrafsh komunal për herë të parë është njohur në vitin 1849, pastaj është hequr, rivënë dhe nga fundi i shekullit të 19-të është hequr përsëri. Përfundimisht, në vitin 1984 ajo u përfshi përsëri në ligjin kantonal mbi të drejtat politike.

Në vitin 2000 në Neuenburg erdhi e drejta e votës për të huajt në rrafsh kantonal në kuadër të reformës kushtetuese. Ndërsa përfshirja e së drejtës pasive të votës për të huajt doli më e vështirë: Më 2007 kjo e drejtë u njoh për rrafshin lokal, por jo edhe për atë kantonal.

Në qershor të 2015 e majta iu rikthye kësaj teme dhe kantoni e miratoi një draft për një ndryshim kushtetues, me të cilin të huajt me vizë C, që jetojnë prej pesë vitesh në këtë kanton, fitojnë të drejtën e zgjedhjes në rrafsh kantonal. Këtë tani e ka në dorë populli me votën e tij. ks