Për «Bridge Film Fest» në Mitrovicë, 37 filma

Festivali Nderkombëtar i Filmit «Bridge Film Fest» që do të mbahet në qytetin e Mitrovicës me datë 16 deri me 22 shtator, ka bërë përzgjedhjen e filmave që do të shfaqen për publikun në pjesën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, njoftoi organizuesi i tij.

Përzgjedhja është bërë nga një staf profesional pasi i shikoi 2654 filma artistikë dhe 264 filma dokumentarë për mjedisin, vazhdon njoftimi, transmeton Koha.net. Janë përzgjedhur të shfaqen gjithsejtë 37 filma, 6 filma artistik të metrazhit të gjatë, 26 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe 5 filma dokumentar për mjedisin.

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit «Bridge Film Fest» do e nderoj Z. Marko Caka dhe njëherit do e hap këtë Festival. Paraprakisht, do të mbahet një konferencë për media me z. Caken, në ambient të hapur afër urës kryesore mbi lumin «Ibër» me datë 16 shtator nga ora 17:00. Njëkohësisht Festivalin do ta nderoj me prezencën e tij edhe ambasadori i Ambasadës Norvegjeze Z. Jan Braathu, i cili do të mbajë një fjalim para audiencës.

Kurse Festivali do të hapet me filmin «Battalion», film i prodhuar nga kompania e madhe e filmit «Columbia Picture», nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev .

Njëherit për herë të parë në Mitrovicë do të shfaqen filma në mesin e urës kryesore mbi lumin «Ibër» më datë 19 shtator nga ora 19:30.

Programin me filmat e përzgjedhur mund ta gjeni në web faqen e Festivalit: www.bridgefilmfest.net.