Për ata që prinë lartë

Me neveritje flasin për të ngrënë.
Kjo ndodh: se gjë pa ngrënë s’kanë lënë,
Dhe shtazërisht në bark e kanë shtënë.

Të ultit do të ndahen me pahirë
Prej tokës, që për ta ish shkretëtirë,
Se ata kurrë nuk u ngopën mirë.

Nga vijnë dhe ku kanë për të shkuar:
Të ultit s’kanë nge për t’u menduar:
Se kur vjen mbrëmja e mrekulluar
Prej punës janë lodhur e dërmuar.

Pa çlodhje e prehje, pa një çikë hare;
As mal, as det s’do kenë parë ende,
Kur t’ju mbarojë jeta përmbi dhe.

Në qoftë se të ultit nuk mendojnë
Për shokët se çfarë hanë e si jetojnë,
S’do mund të ngrihen lart që të shpëtojnë.

Përktheu: Robert SHVARC


                
                

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU