«Për artin tonë të bukur na ka zili mbarë bota»




INTERVISTË ME MJESHTRIN E VALLES SHQIPTARE, REXHEP ÇELIKU

Ansambli Shtetëror është i vetmi në botë që e ka fituar Gjerdanin e Artë në Francë, ndërsa që i gjithë arti në Shqipëri e Kosovë e paraqet një pasaportë diplomatike. Folklori ynë është një burim që nuk shter kurrë dhe po lulëzon nga dita në ditë, vlerëson Rexhep Çeliku

Intervistoi: Rexhep RIFATI

Rexhep Çeliku ka lindur më 19 korrik 1954, në Tiranë. Nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe në repertorin e tij artistik ka gjithsej rreth 8 mijë shfaqje.

Ç’mund të na thotë Rexhep Çeliku në 60-vjetorin e lindjes?

Para tri-katër ditësh, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, jam bërë edhe Qytetar Nderi i këtij qyteti, ndonëse vetë nuk kam lindur në Gjirokastër, por në Tiranë. Baba im është gjirokastrit, ndaj edhe unë them se jam i tillë.

Vallëzimi është dhunti, apo trashëgimi nga familja?

Babai Mejdiu ka pas kërcyer shumë mirë. Pasionin për artin e ka përcjellë edhe te ne fëmijët. Edhe njëri nga ne pesë vëllezërit ka bërë art dhe atë na e ka përcjellë të gjithëve.

Dikush tjetër që e zbuloi talentin tënd prej valltari?

Në kohën e monizmit, të rinjtë punonin ose në ndërtim, ose në fermë. Unë, meqë isha me trup i madh, hyra në ndërtimtari, se aty mund të fitoja më shumë. Teksa punoja prapa Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, më ka vërejtur profesori i nderuar Panajot Kanaqi dhe më ka marrë në institucionin ku punonte, e më pas e nisa edhe kursin e valltarëve.

Pos talentit, kujt ia dedikon meritën?

Merita për arritjet e mia u përket mjeshtrit të madh të koreografisë, Panajot Kanaqi, dhe mësuesit tim Besim Zekthi, figura këto që e përbëjnë edhe historinë e valles shqipe.

Po turnetë, pas hapave të parë?

Në Ansamblin Shtetëror jam pranuar në vitin 1969, kurse në vitin 1970 kam startuar me ansamblin, pastaj gjatë tërë karrierës kam qenë pjesë e ansamblit nëpër shumë shtete, pothuajse në të gjitha kontinentet.

Turnetë më mbresëlënëse?

Në vitin 1971 kam qenë për herë të parë në Kosovë me Ansamblin Shtetëror dhe kjo mbahet mend si turneu më i bukur gjatë gjithë jetës sime. Kam përshtypje të bukura edhe nga Zvicra, ku kemi qenë në vitin 1984, por edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë, në qytetin Gjenevë, dy vjet me parë. Nga atje kam shumë kujtime të bukura. Në Zvicër e kam punuar një premierë me një grup shqiptar, që ka marrë pjesë në Strugë, dhe e ka marrë një çmim të parë.

Në ç’shkallë e sheh artin tonë sot?

Arti ynë po lulëzon nga dita në ditë. Jo vetëm Ansambli Shtetëror, por edhe i gjithë arti në Shqipëri e në Kosovë e paraqet një pasaportë diplomatike. Më vjen mirë që këtu paska ardhur edhe një ansambël simpatik nga Zvicra. Folklori është si ai lumi i pashtershëm që vazhdon e nuk ndalet kurrë.

Vallet çame janë po ashtu pjesë e repertorit tënd…

Çamët e kanë një art të bukur, prandaj është një kënaqësi t’i luaj vallet çame. Duke i luajtur këto valle, sikur i ofrohem me tepër kësaj pjese të trungut tonë. Si Kosova, edhe Çamëria e kanë pasur një ngjarje të dhembshme.

Vlerësime jashtë trojeve shqiptare?

Me ansamblin kam qenë nëpër shumë shtete, pos në Evropë, edhe në kontinentet tjera, deri në Australi. Ngado jemi kthyer me çmime e mirënjohje. Jemi ansambli i vetëm në botë që e kemi fituar Gjerdanin e Artë në Francë dhe jemi vlerësuar si ansambli më i mirë në botë. Për artin tonë të bukur na ka zili mbarë bota. Nuk është thjesht se e kemi marrë Gjerdanin e Artë, po është e rëndësishme se bashkë me të ka ardhur një fjalë e ngrohtë nga një popull i botës, që ka folur shumë për vlerat e shqiptarit – për kostumet, traditën, muzikën e veçantë në gjithë botën, kulturën dhe koreografinë, si dhe për zërat e bukur.

Po në planin privat?

I kam dy vajza, njëra e ka mbaruar Arkitekturën në Universitetin Shtetëror të Tiranës, kurse tjetra i ka kryer studimet në Drejtësi në Universitetin e Moskës.

Tash e pas 60 vjetësh, ku do të jetë Rexhep Çeliku?

Sapo e kam festuar 60-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast është botuar një libër monografik nga autori Dedin Suli, që jeton në Itali, por që nuk e harron lidhjen me artistët shqiptarë. Edhe Ilir Shaqiri me Televizionin e Kosovës e ka ndërtuar një dokumentar për jetën time artistike 45-vjeçare.

Do të vazhdosh edhe më tej me vallëzim?

Po, edhe më tej vazhdoj në atë vend pune, të vallëzoj dhe ta drejtoj edhe ansamblin. Por, dihet se skena gjithmonë kërkon gjak të ri. Siç na e kanë lënë të parët tanë artin skenik, ashtu do t’ua lë edhe unë vendin të rinjve. Nëse nuk do të kërcej më në skenë, derisa të më mbajë fuqia do të vallëzoj në ambiente të tjera, sepse kërcimi është pjesë e pandarë e jetës sime për më se katër dekada e gjysmë.INTERVISTË ME MJESHTRIN E VALLES SHQIPTARE, REXHEP ÇELIKU

Ansambli Shtetëror është i vetmi në botë që e ka fituar Gjerdanin e Artë në Francë, ndërsa që i gjithë arti në Shqipëri e Kosovë e paraqet një pasaportë diplomatike. Folklori ynë është një burim që nuk shter kurrë dhe po lulëzon nga dita në ditë, vlerëson Rexhep Çeliku

Intervistoi: Rexhep RIFATI

Rexhep Çeliku ka lindur më 19 korrik 1954, në Tiranë. Nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe në repertorin e tij artistik ka gjithsej rreth 8 mijë shfaqje.

Ç’mund të na thotë Rexhep Çeliku në 60-vjetorin e lindjes?

Para tri-katër ditësh, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, jam bërë edhe Qytetar Nderi i këtij qyteti, ndonëse vetë nuk kam lindur në Gjirokastër, por në Tiranë. Baba im është gjirokastrit, ndaj edhe unë them se jam i tillë.

Vallëzimi është dhunti, apo trashëgimi nga familja?

Babai Mejdiu ka pas kërcyer shumë mirë. Pasionin për artin e ka përcjellë edhe te ne fëmijët. Edhe njëri nga ne pesë vëllezërit ka bërë art dhe atë na e ka përcjellë të gjithëve.

Dikush tjetër që e zbuloi talentin tënd prej valltari?

Në kohën e monizmit, të rinjtë punonin ose në ndërtim, ose në fermë. Unë, meqë isha me trup i madh, hyra në ndërtimtari, se aty mund të fitoja më shumë. Teksa punoja prapa Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, më ka vërejtur profesori i nderuar Panajot Kanaqi dhe më ka marrë në institucionin ku punonte, e më pas e nisa edhe kursin e valltarëve.

Pos talentit, kujt ia dedikon meritën?

Merita për arritjet e mia u përket mjeshtrit të madh të koreografisë, Panajot Kanaqi, dhe mësuesit tim Besim Zekthi, figura këto që e përbëjnë edhe historinë e valles shqipe.

Po turnetë, pas hapave të parë?

Në Ansamblin Shtetëror jam pranuar në vitin 1969, kurse në vitin 1970 kam startuar me ansamblin, pastaj gjatë tërë karrierës kam qenë pjesë e ansamblit nëpër shumë shtete, pothuajse në të gjitha kontinentet.

Turnetë më mbresëlënëse?

Në vitin 1971 kam qenë për herë të parë në Kosovë me Ansamblin Shtetëror dhe kjo mbahet mend si turneu më i bukur gjatë gjithë jetës sime. Kam përshtypje të bukura edhe nga Zvicra, ku kemi qenë në vitin 1984, por edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë, në qytetin Gjenevë, dy vjet me parë. Nga atje kam shumë kujtime të bukura. Në Zvicër e kam punuar një premierë me një grup shqiptar, që ka marrë pjesë në Strugë, dhe e ka marrë një çmim të parë.

Në ç’shkallë e sheh artin tonë sot?

Arti ynë po lulëzon nga dita në ditë. Jo vetëm Ansambli Shtetëror, por edhe i gjithë arti në Shqipëri e në Kosovë e paraqet një pasaportë diplomatike. Më vjen mirë që këtu paska ardhur edhe një ansambël simpatik nga Zvicra. Folklori është si ai lumi i pashtershëm që vazhdon e nuk ndalet kurrë.

Vallet çame janë po ashtu pjesë e repertorit tënd…

Çamët e kanë një art të bukur, prandaj është një kënaqësi t’i luaj vallet çame. Duke i luajtur këto valle, sikur i ofrohem me tepër kësaj pjese të trungut tonë. Si Kosova, edhe Çamëria e kanë pasur një ngjarje të dhembshme.

Vlerësime jashtë trojeve shqiptare?

Me ansamblin kam qenë nëpër shumë shtete, pos në Evropë, edhe në kontinentet tjera, deri në Australi. Ngado jemi kthyer me çmime e mirënjohje. Jemi ansambli i vetëm në botë që e kemi fituar Gjerdanin e Artë në Francë dhe jemi vlerësuar si ansambli më i mirë në botë. Për artin tonë të bukur na ka zili mbarë bota. Nuk është thjesht se e kemi marrë Gjerdanin e Artë, po është e rëndësishme se bashkë me të ka ardhur një fjalë e ngrohtë nga një popull i botës, që ka folur shumë për vlerat e shqiptarit – për kostumet, traditën, muzikën e veçantë në gjithë botën, kulturën dhe koreografinë, si dhe për zërat e bukur.

Po në planin privat?

I kam dy vajza, njëra e ka mbaruar Arkitekturën në Universitetin Shtetëror të Tiranës, kurse tjetra i ka kryer studimet në Drejtësi në Universitetin e Moskës.

Tash e pas 60 vjetësh, ku do të jetë Rexhep Çeliku?

Sapo e kam festuar 60-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast është botuar një libër monografik nga autori Dedin Suli, që jeton në Itali, por që nuk e harron lidhjen me artistët shqiptarë. Edhe Ilir Shaqiri me Televizionin e Kosovës e ka ndërtuar një dokumentar për jetën time artistike 45-vjeçare.

Do të vazhdosh edhe më tej me vallëzim?

Po, edhe më tej vazhdoj në atë vend pune, të vallëzoj dhe ta drejtoj edhe ansamblin. Por, dihet se skena gjithmonë kërkon gjak të ri. Siç na e kanë lënë të parët tanë artin skenik, ashtu do t’ua lë edhe unë vendin të rinjve. Nëse nuk do të kërcej më në skenë, derisa të më mbajë fuqia do të vallëzoj në ambiente të tjera, sepse kërcimi është pjesë e pandarë e jetës sime për më se katër dekada e gjysmë.