Pepshi: Mërgata është pjesa më vitale e kombit

«Na iku një jetë e tërë në kurbet, por ne do t’i jemi falënderues këtij shteti Zvicrës, që na mundësoi të hapërojmë njëjtë sikur zviceranët, pa asnjë dallim», na tha, ndër të tjera, zonja Pepshi.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Zonja Pepshi, ju falënderojmë për kohën që e ndatë për këtë bashkëbisedim. Kemi pasur nderin edhe disa herë të tjera të kemi intervista me Ju, sot do të flasim duke i ikur politikës.

Zize Pepshi: Është kënaqësi imja të bashkëbisedoj me ju. Çdo herë dritarja na është hapur nga ju për ta shprehur sadopak dhimbjen, gëzimin, shpresën, mallin dhe vuajtjen për vendin. Më lejoni që t’ju përgëzoj për këtë projekt medial dhe ju uroj suksese e jetëgjatësi. I duhet Diasporës sonë një projekt i tillë dhe shpresoj shumë se do t’ia dilni dhe do ta keni përkrahjen tonë.

Ju kujtohet data apo viti kur jeni larguar nga vendlindja, ngase mërgimtarët zakonisht nuk i harrojnë këto data? 

Zize Pepshi: Më keni kthyer shumë vite prapa dhe prandaj kam shumë emocione. Po, më kujtohet gjithsesi. Ishte 19 gushti i vitit 1985, kur erdha në Zvicër. Ishte udhëtimi më i mërzitshëm, sepse ikja nga familja, nga të afërmit dhe nga vendi im i dashur, Kosova. Erdha këtu me shpresën se do të kthehesha shpejt, por nuk ndodhi kështu. Mbeta ende këtu, e sa do të zgjasë nuk e di. Ditë shumë e vështirë ishte kur u largova nga vendlindja. Kam shumëçka për të thënë për atë ditë, por ja që duhet pajtuar me fatin e jetës. Këtë ditë, sigurisht, e kujton çdo mërgimtar. Unë tash nuk do të bëhem më patriote se patriotët, por thjesht u angazhova që ta jap të paktën një mund për pavarësinë e Kosovës, siç e kanë dhënë edhe shumë mërgimtarë të tjerë dhe nuk dua të kthehem në atë se çfarë kam bërë, sepse e kam bërë për vendin tim.

Me të ardhur në Zvicër, ju menjëherë filluat të jepni kontribut në drejtime të ndryshme për të mirën e Kosovës?

Zize Pepshi: Po, ishte krejtësisht normale. Diaspora jonë, siç e dimë të gjithë, ka kontribuar pa u ndalur asnjëherë për të mirën e atdheut. Edhe unë e gjeta veten për organizime paqësore. Rikujtoj se në Lidhjen Demokratike të Kosovës hyra bashkë me bashkëshortin Muhametin, të cilin përgjithmonë e falënderoj që më dha përkrahje që të radhitem krah bashkatdhetarëve tanë. Tani veproj në Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Puna që më ka bërë të lumtur është ajo e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Ishte viti 1992 kur për herë të parë i hapa tri paralele të shkollës plotësuese shqipe në tri qytete: Thun, Stefisburg dhe Heimberg. Këtë duke i falënderuar miqtë zviceran: prof. Gerber dhe mësuesen Martina Cadisch, natyrisht edhe Këshillin e Prindërve Shqiptar në Thun. Bashkëshorti im Muhameti iku shumë herët nga kjo jetë. Mua më la një dhimbje dhe zbrazëtirë, e cila dita-ditës sa vinte e shtohej. Më mungonte dashuria, buzëqeshja, humori e shëtitjet që i bënim bashkë me fëmijët. Çdo gjë që lidhej me të më mungon. Në anën tjetër më ka lënë pas një krenari, fëmijët tanë, veprën e tij që e bëri për Kosovën. Ndërsa e vazhdova jetën me fëmijët e mi, duke mos e lënë pas dore asnjë çast aktivitetin politik, punën time të shenjtë, si nënë dhe mësuese.

Si e sheh femrën shqiptare në Zvicër? 

Zize Pepshi: Në realitetin e ri shoqëror dhe politik të këtyre 20 vjetëve në demokraci janë krijuar shanse dhe mundësi të reja për afirmimin e rolit të gruas në shoqëri, janë shembur mjaft tabu të së kaluarës dhe po strukturohet një kulturë e re e afirmimit të barazisë gjinore. Dimensionet e lirisë janë zgjeruar, shoqëria është më e vetëdijesuar për të drejtat e grave dhe rolin që ato duhet ta kenë në shoqëri.

Zonja Pepshi, nëse mundesh kësaj here që të mos anosh nga subjekti politik që i takon dhe të na japësh një përshtypje se si e sheh Kosovën?

Zize Pepshi: Po, kësaj radhe jashtë subjektit tim dhe subjekteve tjera. Kosovën e shoh në një mjegull, meqë e ka kapluar shkuj e mjerë politike.

A do të duhej që Kosova t’u japë më shumë hapësirë veprimtarëve që janë në diasporë?

Zize Pepshi: Normalisht që duhet t’i jap hapësirë të merituar mërgatës, sepse ishte ajo që e ka ndihmuar procesin kryesor për realizimin e pavarësisë së Kosovës, duke dhënë çdo gjë nga vetja. Kjo nuk duhet dhe nuk do të guxon në asnjë mënyrë të anashkalohet, ngase mërgata është pjesa më vitale e kombit.

Keni qenë edhe mësuese e shkollës plotësuese shqipe në kohërat e vështira që ka përjetuar Kosova. Na thoni, se si e shihni shkollën plotësuese shqipe sot?

Zize Pepshi: Shkollën plotësuese shqipe sot e shoh të lënë pas dore. Dhe, përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë institucionet, të cilat janë të thirrura të merren me këtë punë dhe mërgatën. 

Për ta relaksuar bisedën, do na interesonte sa i kushton kohë kuzhinës shqiptare? Pra, a gatuani më shpesh nga kuzhina jonë, apo preferoni më shumë ushqime të tjera?

Zize Pepshi: Kuzhina shqiptare është më e preferuara në familjen time. Gatuaj shqip, siç flasim shqip në familje me fëmijët e mi. Ndërsa më pëlqen dhe gatuaj shumë shpesh edhe nga kuzhinat tjera, sidomos ato nga bregdeti.

Si e shihni gjeneratën e re, e cila po lind e po edukohet në Zvicër? 

Zize Pepshi: Gjenerata e re, e them me plot gojën, është shembullore dhe ne të gjithë duhet të krenohemi me sukseset që po i arrin dita-ditës. E ka ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme gjuhën, kulturën, historinë. Ky është një integrim i mirë i tyre. Janë shkolluar dhe vazhdojnë të shkollohen në profesione të ndryshme dhe kjo ia rrit vlerën kombit tonë. Kjo është arsyeja pse duhet të krenohemi. Mjafton të kujtohet suksesi i të rinjve tanë edhe në sport. Shiko vetëm në Kombëtaren e Zvicrës, në të cilën luajnë diku gjashtë lojtarë dhe lirisht mund të themi se ata janë lojtarët më kryesorë të kësaj skuadre. Pastaj në sportet luftarake kemi kampion të Zvicrës, evropianë, e kështu me radhë. Krenohemi me këtë gjeneratë dhe do të krenohemi, por natyrisht që duhet të punohet më shumë me gjeneratën e tretë, fëmijët e fëmijëve tanë, që të investohet më shumë në shkollën plotësuese shqipe.

Ke menduar që një ditë do të kthehesh përgjithmonë në Kosovë? 

Zize Pepshi: Natyrisht se e kam menduar edhe atë. Në mendjen çdo herë është kthimi në atdhe, sepse vetëm atje e ndjej gëzimin tim të plotë. Nuk mund ta them atë që e thotë zemra ime çdo herë për atdheun, për vendlindjen. Na iku një jetë e tërë në kurbet, por ne do t’i jemi falënderues Zvicrës, për shumë herë, ngase na mundësoi të hapërojmë njëjtë sikur zviceranët, pa asnjë dallim. Zvicrës do t’i jemi falënderues përgjithmonë. Shpesh ia kam bërë vetes pyetjen për kthim, por se kur do të ndodhë ajo nuk e di.

Ju falënderoj edhe një herë për këtë bashkëbisedim. Sigurisht se kemi edhe për shumëçka tjetër të flasim, por shpresoj se do të kemi përsëri mundësi bashkëbisedimi dhe pse jo bashkëpunimi, duke e ditur se jeni një aktiviste e pashembullt. 

Zize Pepshi: Faleminderit edhe ju për kohën që keni ndarë për këtë bashkëbisedim, e sidomos të jem e pranishme në mesin e botimeve të para të mediumit tuaj, për mua dhe punën time. Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me Ju. Do ta keni përkrahjen tone. Vetëm përpara!«Na iku një jetë e tërë në kurbet, por ne do t’i jemi falënderues këtij shteti Zvicrës, që na mundësoi të hapërojmë njëjtë sikur zviceranët, pa asnjë dallim», na tha, ndër të tjera, zonja Pepshi.

Zize Pepshi: Faleminderit edhe ju për kohën që keni ndarë për këtë bashkëbisedim, e sidomos të jem e pranishme në mesin e botimeve të para të mediumit tuaj, për mua dhe punën time. Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me Ju. Do ta keni përkrahjen tone. Vetëm përpara!