Pentagon: Rusia ndërton bazë ushtarake në Siri




Hapat e mëhershëm të Rusisë afër portit sirian Latakia tregojnë se Moska planifikon ndërtimin e bazës ajrore ushtarake në atë lokacion, ka kumtuar Pentagoni, transmeton Koha.net.

 

Në atë vend tashmë janë të pranishëm shumë njerëz dhe shumë pajisje ushtarake, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis.

Rusia pohon se në Siri dërgon pajisje ushtarake për ta ndihmuar qeverinë e vendit në luftën kundër shtetit islamik.

«Ka shenja se Rusia po vendos njerëz e pajisje në rajonin Latakias, në aeroport dhe afër porti. Kjo dëshmon se Moska planifikon të vendosë një si bazë ajrore atje», ka thënë Davis.