Pensionimi i hershëm – problem për ekonominë

40 për qind e burrave dhe 33 e grave në Zvicër pensionohen para kohohe, pavarësisht nga mungesa kuadrove profesionale. Si mund të shfrytëzohet ky potencial? Pyet Tages Anzeiger.

Në krahasim me dhjetë vjet më parë, aktualisht dalin në pension para moshës së caktuar dhjetë për qind punëmarrës më pak. Atëherë dilte çdo i dyti burrë para kohe në pension. Megjithatë, sipas statistikave të Hulumtimit të Fuqisë Punëtore, shifrat janë ende të larta: 40 për qind e burrave dhe 33 për qind e grave ndahen një vit para moshës së pensionit nga jeta profesionale. Nga ky zhvillim janë të prekur sidomos persona të cilët kanë një shkollim profesional. Të pakualifikuarit dhe personat që kanë studiuar qëndrojnë më gjatë në punë.

Këto të dhëna, mjerisht, nuk mund t’i sqarojnë erësyet e këtyre pensionimeve të parakohëshme. Një gjë është e sigurtë: Para dhjetë vitesh ekonimia zvicerane në krizë shërbehej me këto mënyra për të zvogëluar numrin e punëtorëve. Dhe ky model funksionoi falë kasave të mbushura pensionale, të cilat i dëmshpërblyen punëtorët bujarisht për t’u përshëndetur para kohe me jetën profesionale.

Ndërkohë ekonomia është forcuar dhe situata është ndryshe. Sot shumë ndërmarrje kërkojnë specialistë dhe për këtë shpesh herë zgjaten në vende të tjera. Por, për shkak të pranimit të Iniciativës së Migrimit Masiv kërkohen të tjera zgjidhje. Specialistët vendorë duhet të tërhiqen më fort në tregun e punës, sugjeron ajo. Statistikat tregojnë që edhe punëmarrësit e moshuar paraqesin një potencial të pashfrytëzuar për ekonominë e vendit.

Ministri zviceran i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann, ka ftuar sot një konferencë kombëtare për këtë temë. Ai do të diskutojë me partnerë socialë dhe përfaqësues të Konfederatës e të kantoneve, se si mund të rritet angazhimi i punëmarrësve të moshuar. / ks

Foto: Kujtim SHABANI