Pensionet për veteranët unike, 170 euro, dhe nga 1 tetori

Pensionet për veteranët e Luftës së UÇK-së do të jenë unike, 170 euro, dhe pagesa e tyre do të fillojë nga 1 tetori i sivjetshëm, merr vesh Koha. net. Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës, i marrë sot.




Kryetari i Komisionit për statusin e veteranëve dhe të kategorive të tjera të luftës së UÇK-së, Agim Çeku, më herët kishte premtuar se pensionet do të paguhen retroaktivisht nga 1 qershori. Por Qeveria vendosi sot që ato të jepen nga 1 tetori.

Një grup veteranësh janë kërcënuar me protesta nëse pensionet nuk do të jepen në shumë 220 euro.