Pensionet për luftëtarët e UÇK-së në Deçan cilësohen përbuzëse

Degës së OVL të UÇK-së në Deçan thotë se vendimi i fundit i Qeverisë Mustafa për çështjen e pagave të veteranëve të luftës është kulmi i përbuzjes, i nënçmimit dhe i degradimit të veteranëve të luftës.




«Kjo qeveri duhet ta ketë të qartë se kompensimi në vlerë prej 170 eurosh për një veteran të papunë, nuk mund të konsiderohet as pagë as pension. Shifrat e përafërta prej 14 mijë veteranëve të papunë edhe njëherë tregojnë mjerimin në të cilin shteti ynë i ka katandisur veteranët e luftës çlirimtare, shumë prej të cilëve lanë jetën komode e pasurinë në shtetet e perëndimit për t’ju bashkuar luftës në Kosovë», thuhet në reagim, raporton KTV.

Degës së OVL të UÇK-së në Deçan kërkon që mjetet e ndara prej 24 milionë eurosh nga buxheti i Kosovës për kategoritë e dala nga lufta të shkojnë në destinacionin e paracaktuar.

«Është mirë që kjo qeveri të mos tallet më me neve dhe të rishikojë këtë vendim të padrejtë. Ne si veteranë të luftës nuk kërkojmë as nuk pranojmë lëmoshë, duam drejtësi. Njëkohësisht ua bëjmë me dije se për realizimin e të drejtave tona do t’i përdorim të gjitha mjetet», thuhet mes tjerash në reagim.