Pengohet masakra në New York

Katër nxënës nga një shkollë në Kalifornia janë arrestuar me dyshimin se kishin përgatitur sulm terrorist ndaj kolegëve të shkollës dhe profesorëve, njofton «New York Times».




Ky lajm vjen vetëm disa ditë pas masakrës në Universitetin Oregon.

«Të gjithë të arrestuarit, katër nxënësit, që shkonin në të njëjtën shkollë, kishin planifikuar që sulmin ta bënin në shtëpinë e studentëve në mënyrë që të vrisnin sa më shumë njerëz», ka deklaruar James Maly nga policia lokale, transmeton Koha.net.

Maly nuk deshi të zbulonte emrat e nxënësve por shtoi se bëhet djalë për katër meshkuj.

Nga policia u kumtua se të arrestuarit kanë pasur një plan shumë të përpunuar i cili përfshinte edhe metodat përmes të cilave do të bëhej masakra.