Pëlhura e qiellit

W. B. Yeats



Të kisha un‘ pëlhurën e qëndisur të qiellit,
Punuar me dritë të artë e të argjendtë;
Pëlhurën e natës me ngjyra blu e të errëta,
Pëlhurën e ditës gjithë shkëlqim, a të muzgut,
Do ta shtroja atë pëlhurë nën këmbët e tua;
Por unë jam i varfër, kam vetëm ëndrrat,
Ëndrrat kam shtruar nën këmbët tua;
Shkel butë, se po shkel mbi ëndrrat mia.

Përktheu: Rudi Bobrati