Pëlcet gypi i ujit afër shkollës «Sami Frashëri» – tri lagje mbesin pa ujë

KUR «Prishtina» njofton konsumatorët se dje në orët e vona të mbrëmjes, në afërsi të shkollës së mesme «Sami Frashëri» në Prishtinë, ka pëlcitur një gyp i vjetër i ujësjellësit me diametër fi 200 mm.




«Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe ka qenë e pamundur teknikisht të sanohet tërësisht mbrëmë, kështu që intervenimi po vazhdon edhe ditën e sotme», njofton ujësjellësi rajonal KUR «Prishtina».

Për shkak të këtij defekti, pa ujë të pijshëm janë: rruga «Nazim Gafurri», lagjja «Tasligje» dhe lagjja «Kolovica» në Prishtinë.

Sanimi pritet të përfundojë rreth orës 13:00, ku edhe atëherë furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet rrugës dhe lagjeve të lartcekura.