PDK: Rrugët e Gjilanit sikur në Siri

Dega e PDK-së në Gjilan ka akuzuar qeverisjen komunale për mosmirëmbajtje të rrugëve të qytetit, disa nga të cilat janë gati të pakalueshme shkaku i gropave.




Ata kanë tërhequr vërejtjen se pushteti komunal po vjel të hyra nga taksapaguesit, ndërsa nuk po bën asfaltimin e rrugëve. Riad Rashiti, këshilltar komunal nga kjo parti, përmes disa fotove ka paraqitur gjendjen në rrugën “Enver Miftari”, në qendër të qytetit, shkruan sot «Koha Ditore».

Ai madje ka tërhequr paralele të rrugëve të kësaj komune me Sirinë në vendin ku është duke ndodhur konflikti i armatosur.

«Këto rrugë në gjendje të mjerueshme nuk janë në Siri, por në rrugët e qytetit të Gjilanit, konkretisht rruga «Enver Miftari» që lidh qendrën e qytetit me rrugën qarkore».