PDK: Komuna po angazhon mësimdhënës pa nivel profesional

Zyrtarë të partisë opozitare, PDK, kanë thënë se Podujeva ka angazhuar ligjërues në shkolla të mesme pa pasur as diplomë fakulteti.

Nëpërmjet një komunikate shtypi, shefi i GK të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit për marifetllëqe, lidhur me punësimin e arsimtarëve joprofesionalë. Ai ka theksuar se gjendja në arsim në këtë komunë është edhe më keq se një vit më herët, shkruan sot Koha Ditore.

«Më 1 shtator nisi viti i ri shkollor edhe në Komunën e Podujevës, por gjendja e arsimit s’ ka ndryshuar as në këtë vit nga vitet e kaluara, me keqardhje, por është në një situatë edhe më të keqe se vjet», thotë Llapashtica.

«Ky vit në Podujevë i gjeti shumicën e shkollave pa drejtorë të emëruar e me një gjendje të keqe të objekteve, ku nuk ka kushte për zhvillim të procesit mësimor. Do theksuar se vetëm dy raste si ai i shkollës ‘Luigj Gurakuqi’ në Batllavë dhe ‘Sami Frashëri’ në Murgullë. Afro 21 shkolla janë pa drejtorë, por shumica e tyre ishin edhe vitin e shkuar në një situatë të tillë».