PDK i numëron ligjet që thotë se i shkeli Sfarqa, kërkon suspendim

Asambleistët e PDK-së nga Komuna e Ferizaj, dorëzuan kërkesën në qeverinë e Kosovës, respektivisht në MAPL, për suspendimin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa.




«Kjo kërkesë vjen si rezultat i shkeljeve të shumta të detyrave, ligjeve dhe përgjegjësive nga ana e kryetarit», thuhet në komunikatën e PDK-së.

«Ligjet e shkelura nga Kryetari i Komunës së Ferizaj z.Muharrem Sfarqa, prej fillimi të mandatit të tij në Janar 2014 deri në Shtator 2015 janë: Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Menagjimin e Financave Publike, Ligji i Prokurimit, Ligji për Shërbim Civil, Ligji për Financa të Pushtetit lokal, Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtëshme të komunës, Ligji për Buxhetin e Kosovës, 2014, Ligji i Planifikimit Hapësinor, Statuti i komunës», shkruan në komunikatë.

Gazmend Bytyqi, shef i grupit të asambleistëve të PDK-së në Ferizaj tha se presin përgjigje nga qeveria dhe se kjo e fundit është e obliguar që brenda 30 ditëve të kthej përgjigje për kërkesën e tyre.