PDK e Kllokotit kritikon koalicionin Srpska-LDK

Partia Demokratike Dega në Kllokot,shpreh shqetësim të madh lidhje me hapjen e zyrës ndërlidhje mes zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq dhe Komunës Kllokotit, duke cilësuar se kjo zyre është urë lidhëse mes Udhëheqësve të Komunës Kllokotit dhe udhëheqësve të strukturave paralele.




Hapjen e kësaj zyre e cilësojmë të dëmshme për komunitetet pakicë në këtë Komunë,dhe forcim të strukturave Paralele, thotë kumtesa nga PDK e Kllokotit.

Pjesëmarrja e Sërgjan Mitrovicë Sandor në përurimin e kësaj zyre tregon qartë se në çfarë politika janë zhytur udhëheqësit e LDK-së në Kllokot.

Kjo qeverisje në komunën e Kllokotit Srpska- LDK po dëmtojnë qytetarët e kësaj komune duke zbatuar vetëm politikat të cilat vijnë nga strukturat paralele dhe që veprojnë në Kllokot, transmeton Koha.net.

PDK dega në Kllokot ka monitoruar punën e kësaj qeverisje dhe ka vlerësuar se kjo Qeverisje do ta fundosë komunën e Kllokotit dhe qytetarët e saj në çdo aspekt,si në zhvillim,edukim,e mirëqenie.

Ky koalicion Srpska -LDK ka shkelur vazhdimisht ligjet dhe Kushtetutën e Republikës Kosovës,duke mos respektuar simbolet Shtetërore,duke larguar punëtorët nga vendet e tyre të punës dhe duke punësuar militantë partiak,punësime pa konkurs dhe emërime kundër ligjore e karakterizojnë këtë qeverisje.