PDK e Gjilanit dënon dhunën në shkollë

Përmes një kumtese dërguar medieve, PDK e Gjilanit ka theksuar se nëpër shkollat e këtij qyteti po përdoret dhuna.




Në kumtesë kjo parti, transmeton Koha.net, ka përmendur dhunën e përdorur nga drejtori i shkollës fillore «Abdullah Tahiri» ndaj një nxënësi në fshatin Malishevë, për të cilën mbrëmë gjerësisht kishin njoftuar KTV dhe portali Koha.net.

«Veprimet e tilla të drejtorit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, dhe me akte juridike të Kosovës», thekson kumtesa duke iu bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, që në të gjitha rastet e tilla dhunës, të ndërmerren masat adekuate për të parandaluar dhe ndëshkuar të gjitha veprimet e dhunës.