Pavarësimi profesional – një ëndërr

Në Zvicër po themelohen gjithnjë e më shumë firma private. Por ëndërra e pavarësimit profesional shpeshherë mbaron shumë shpejtë. Para së gjithash, janë të rinjtë ata të cilët dështojnë më shpesh

Nuk është pak gjë – dëshira për të qenë shef i vetes. Sipas një anketimi, 70 për qind e të punësusarve në Zvicër më me qejf do të donin të ishin të pavarur, se sa t’u rritej rroga. Ndërkaq të dhënat e Entit Federal për Statistika tregojnë që viteve të fundit gjithnjë e më shumë njerëz ia mësyejnë rrugës së pavarësimit profesional. Në 2013-tën në Zvicër janë themeluar 12’440 firma të reja – numri më i madh i regjistrimeve që nga viti 2001, transmeton «20 Minuten».

Sipas udhëheqësit të Qendrës për Inovacion & Entrepreneurship në shkollën e lartë ZHAW për menaxhment dhe drejtësi – pavarësia, vetëpërmbushja, fleksibiliteti dhe dëshira për të realizuar një ide vetanake janë shtysa shumë të rëndësishme për pavarësimin profesional. Po sipas tij, kjo rrugë shpeshherë është rrjedhojë e pakënaqësisë me situatën e të qenit në marrëdhënie ndëvarësie pune.

Drejtori i «Startzemtrum»-it (qendër fillestare), vështron dy grupe, të cilët vërtetë ia mësyejnë rrugës së pavarësimit profesional. Të parët janë të rinjtë, të cilët sapo kanë mbaruar shkollimin dhe pas dy vjet pune dëshirojnë të jetësojnë një ide të tyren me firmën ku punojnë. Sipas drejtorit, ky është një tip që nuk ka se çfarë të humbasë, sepse nëse nuk ia dalin me projektin e pavarësimit, e gjejnë përsëri lehtë një angazhim tjetër. Grupi i dytë i të pavarësuarve profesionalë janë shpesh persona mbi 40 vjeç, të cilët kanë bërë karrierë në ndërmarrje të mëdha. Këta njerëz, sipas drejtorit, zakonisht themelojnë një firmë në të njëjtën branshë ku punojnë. Ata në të shumtën e rasteve kanë një rrjet të zhvilluar lidhjesh, çka përbën një resurs të madh. Për dallim prej të parëve, atyre iu rezervohen shanse më të mëdha për të mbijetuar në treg.

Për shumëkënd ëndërra e pavarësimit profesional mbaron shumë shpejtë. Sipas Entit Statistikor, pesë vite pas themelimit, shanset e mbijetesës së këtyre ndërmarrjeve janë 50 për qind. Gjysma e këtyre mbrenda kësaj periudhe tanimë e ka ndërprerë veprimtarinë e vetë. Më së vështiri e kanë ndërmarrjet tregtare dhe shërbimet e informatikës. Rreth 45 për qind e këtyre firmave ia dalin t’i mbijetojnë pesë vitet e para pas themelimit të firmës. Vetëm 60 për qind e ndërmarrjeve të reja e vazhdojnë veprimtarinë e tyre pas pesë viteve të para.

Ndër faktorët kryesorë të dështimeve llogariten kostoja e ngritjes së ndërmarrjes dhe mbivlerësimi i tepërt i fitimit, transmeton «20 Minuten». Një ndër sëmundjet e firmave të reja është shpërbërja e ekipit themelues, duke qenë se personat shpeshherë kanë ambicie të ndryshme dhe kërkesat e tyre nuk i kanë shkëmbyer me kohë. Një diçka që nënvlerëroset shpesh është mundi: Në pesë-gjashtë vitet e parë, njeriu duhet të jetë i gatshëm të punojnë nga gjashtë ditë në javë. ks