Pasuria e Isa Mustafës

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve shtetëror është publikuar sot nga Agjencioni Kundër Korrupsion i Kosovës. Ndër të deklaruarit e tjerë është edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.




Mustafa kryen tri funksione shtetërore, atë të kryeministrit të vendit, profesorit të rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe funksionin e anëtarit të rregullt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Kryeministri i vendit posedon pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 138 mijë euro dhe tokë në vlerë 365 mijë euro. Pasuri të luajtshme, sikur mund të jetë vetura, ai nuk posedon sipas këtij deklarimi.

Mustafa zotëron 16% të aksioneve që nga viti 2007 në Riinvest, me kapital 80 mijë euro. Ndërsa, para të gatshme në banka ka 51,821 euro në një bankë dhe 805 euro në një bankë tjetër.

Kryeministri Isa Mustafa ka të ardhura vjetore 46,273 euro. Si kryeministër merr pagë prej 16,173 euro, shpërblime nga ASHAK merr 15,439 euro, nga puna si profesor në Fakultetin Ekonomik merr 3,736 euro, honorarë nga «Libri Shkollor» merr 3,736 euro dhe meditje nga Qeveria e Kosovës, të cilat i merr si para të gatshme, 7,189 euro.