Pastrimi i rezervuarëve lë Lipjanin me 3 fshatra pa ujë të pijshëm

Banorët e Lipjanit dhe të fshatrave përreth: Rufc, Hallaç dhe Ribar, gjatë së mërkurës janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm që furnizohen nga KUR «Prishtina», shkruan sot Koha Ditore.




Banorët janë ankuar se ende pa hyrë në sezonin veror kjo kompani ka filluar të bëjë ndërprerje uji të pijshëm gjatë gjithë ditës.

«Që nga mëngjesi nuk kemi ujë të pijshëm, megjithëse jemi taksapagues të rregullt ndaj KRU ‘Prishtina’. Nuk i dimë arsyet për ndërprerje të ujit, por një gjë e dimë të gjithë se kjo kompani në qytetin e Lipjanit gjithmonë ka dështuar për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Prandaj nuk e di pse nuk bëhen investime për hapjen e puseve të reja në mënyrë që qytetarët të kenë ujë të mjaftueshëm. Përderisa në këtë periudhë kohore kemi telashe me ujë të pijshëm, por çfarë do të ndodhë gjatë sezonit veror kur temperaturat janë të larta», është ankuar Albert Berisha, nga Lipjani,