Pasqyrë e shekullit të njëzetë

Adonis, poet sirian.

Një arkivol
I veshur në çehren e një fëmije
Një libër
I shkruar në rropullitë e një korbi
Një përbindësh
Që sjell një lule
Një shkëmb
Që merr frymë në mushkëritë e një të çmenduri.

Ky
Është shekulli i njëzet.

[Përktheu: Enver Robelli]