Pas peticionit, opozita në demonstrata masive

Protesta dhe demonstrata të fuqishme sikurse ato për shkarkimin e Jabllanoviqit synon t’i organizojë edhe një herë opozita, tani në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë dhe Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.




Megjithëse nuk kanë treguar datën se kur do të nisin me demonstrata, opozitarët kanë paralajmëruar se këtë pritet ta bëjnë pas mbledhjes së nënshkrimeve në peticionin e iniciuar prej «Vetëvendosjes», AAK-së dhe Nismës për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Aty Qeverisë së Kosovës i kërkohet që ta tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetja e «Vetëvendosjes», Albulena Haxhiu, ka thënë për “Kohën Ditore” se janë të vendosur ta detyrojnë kryeministrin të tërheqë firmën e tij nga marrëveshjet.