Pas pesë dekadash, emërohet një ambasador kuban në ShBA

Shteti latino-amerikan, Kuba, ka emëruar ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se pesë dekadash, saktësisht që nga viti 1961, kur marrëdhëniet e tyre diplomatike u prenë.




Jose Cabanas është diplomati i cili është emëruar në ShBA. Ai edhe më herët ka qenë në Washington, si udhëheqës i «Seksioni i Interesave», një zyrë kubane e vendosur në Washington që nga viti 2012, transmeton koha.net.

Cabanas është pritur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me 15 diplomatë të rinj nga vende të tjera, përfshirë edhe Vlora Çitakun, si amabasadore e Kosovës në ShBA.

Gjatë ditëve në vijim pritet që edhe Washingtoni të emërojë një diplomat i cili do të vendoset në Kubë, si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto janë vetëm hapat fillestar të rikrijimit të marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve.