Pas 24 vitesh në Zvicër, kosovari duhet ta lëshojë atë

Një 42-vjeçari nga Kosova i tërhiqet leja e qëndrimit në Zvicër. Dhe, Gjyqi Federal këtë e sheh të arsyeshme.

Foto: Natali Glado / Shutterstock.com

Shtetasi kosovar në Zvicër kishte ardhur në kuadër të një bashkimi familjar. Babai i tre fëmijëve të lindur në Zvicër, i martuar më 1994, shumë frik bie në konflikt me ligjin. Ndërmjet viteve 1994 dhe 2004 për të janë lëshuar 14 dënime, kryesisht për delikte në trafik. Kërcënimi i parë nga atëbotë Policia për të Huaj, tani Enti për Migracion, nuk pati ndonjë efekt. Ai kishte vazhduar në avazn e tij, duke e shtuar zullumin deri më 2011 me shtatë dënime rënda. Kantoni i Schwyzit e paralajmëroi përsëri për largim, transmeton Luzerner Zeitung.

Në fillim të 2014-tës Enti për Migracion nuk duroi: Ai ia tërhoqi kosovarit lejen e qëndrimt në Zvicër dhe e vendosi dëbimin e tij nga vendi. Ai ishte zënë edhe tre herë të tjera, ndër të tjera, për delikte droge dhe cënime e pengime të shërbimit policor. Për më tepër, ai kishte grumbulluar borxhe në vlerë prej 83’000 frangave, duke qenë i varur, bashkë me gruan e tij, nga asistenca sociale. Si Qeveria e Schwyzit, ashtu edhe gjyqi procedural e miratuan procedimin e Entit për Migracion.

Së fundmi edhe Gjyqi Federal ankesën e kosovarit e ka konsideruar si të paarsyetuar. Pas 24 dënimeve penale dhe masave administrative, për gjykatësit e Lozanës nuk ka dyshim që i burri në mënyrë të përsëritur dhe ndjeshëm e ka shkelur sigurinë publike dhe rendin publik, prandaj edhe tërheqja e lejes së qëndrimit dhe dëbimi shihen me vend. Paralajmërimet, sipas Gjykatës, do të duhej të shërbenim si mësim.

Prandaj dëbimi nga Zvicra konsiderohet si proporcional, pavarësisht se burri jeton prej 24 vitesh në Zvicër, sikurse edhe gruaja dhe fëmijët. Borxhet e tij tregojnë se integrimi ekonomik i tij nuk ka qenë i sukseshëm dhe nuk përjashtohet vazhdimi i varshmërisë nga asistenca sociale.

Gjykata e pranon se ndarja nga bashkëshortja dhe fëmijët përbën një ndërhyrje të rëndë në jetën familjare. Porse kosovari e ka vënë atë në mënyrë të vetëdijshme në lojë. Por, për shkak të moshës së fëmijëve, vazhdimi i kontakteve përtej kufinjve është i mundur pa ndonjë problem, sikurse edhe për gruan. Burri e njeh Kosovën nga koha e rinisë dhe atje ka dy motra, prandaj kthimi i tij në Kosovë shihet i arsyeshëm. ks