Partia Socialdemokrate e Zvicrës i fton emigrantët të marrin shtetësinë e vendit

650'000 të huajt me vizë B në Zvicër mund të aplikojnë vetëm deri në fund të vitit 2017 për shtetësinë zvicerane. Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP) iu apelon atyre të natyralizohen.

Foto: Arnaldo Jr / Shutterstock

Thirrja e SP-së për të huajt që ta marrin shtetësinë vjen mu në ditën e festës kombätere të Zvicërs. Për inkurajimin e tyre partia ofron edhe këshilltarë të natyralizimit, përkatësisht marrjes së shtetësisë.

Për këtë shërbim janë vënë në dispozicion 41 anëtarë të SP-së, ndër të cilët bën pjesë edhe kryetari i partisë Christian Levrat dhe kryetari i grupit parlamentar Roger Nordmann. Ata janë në dispozicion të vullnetarëve të shtetësisë përmes e-mailit dhe personalisht.

Dhe, këshillimi nënkupton udhëzimet nga informatat se ku sigurohen formularët e pikërishëm, deri te përgatitja për bisedat me komisionin e shtetësisë. Sipas kryetarit të SP-së, shumëkush nga të huajtë nuk ndihet i sigurtë në çështjet administrative. Kjo barrierë për të emigrantët është paksa e lartë, është shprehur ai për gazetën «Sonntagsblick».

Partia iu drejtohet sidomos atyre 650’000 të huajve me vizë B. Ata e kanë punën më ngushtë për ta marrë shtetësinë zvicerane. Nga 1 janar 2018, për shtetësinë zvicerane mund të aplikojnë vetëm personat me leje qëndrimi C. ks