Parmenda

Foto: Shutterstock



Ç’është ajo gjë aq pak e çmuar?
Dhe dorë mbreti stolis ajo;
Është ndërtuar për të shkallmuar,
Po nesër shpata do jetë si kjo.

Hap shumë plagë, po gjak s’ka derdhur.
Të bën të pasur, po s’vjedh njeri.
Sundon në botë që kur ka ardhur,
Po i fal jetës veç ëmbëlsi.

Plot mbretërira ka themeluar
Dhe plot qytete ajo ndërton,
Po luftë kurrë nuk ka filluar.
Lum ai popull që i beson!