Parlamenti Zviceran: Jo një numri telefoni kundër xhihadistëve




Parlamenti e refuzon një iniciativë për krijimin e një numri telefoni kundër islamistëve radikal. Ministrja e drejtësisë vet një qendër të tillë e konsideron të panevojshme, të mundimshme dhe të shtrenjtë. Njofton Tages Anzeiger, duke iu referuar Agjencisë Zvicerane të Lajmeve.

Definitivisht: Parlamenti nuk dëshiron instalimin e një numri telefoni për qytetarët ose prindërit e merakosur nga xhihadistët e radikalizuar. Një stacion të tillë, siç e kanë disa vende fqinje, e ka kërkuar Komisioni për Politika të Sigurisë – njofton media.

Prindërve të shqetësuar dhe mësuesve në Zvicër iu duhet një qendër ku mund të marrin këshilla profesionale, ka argumentuar zëdhënësja e Komisionit të Politikave të Sigurisë. Sipas saj, sulme terroriste në vendet e tjera dëshmojnë për trajta të ndryshme të radikalizimit. Dhe një numër telefoni ku do të mund të paraqiteshin njerëzit e shqetësuar do të ndihmonte për t’i zbuluar ato me kohë. Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, përkujtoi që Konfederata ka një grup pune për këtë çështje. Dhe ai ka ardhur në përfundimin se ky stacion për prindër të shqetësuar, të afërm dhe qytetarë nuk do të ofronte ndonjë vërtet  një shërbim më tepër.

Për shumë të afërm të personave të radikalizuar policia nuk përbën stacionin e parë, e parafrazon ministren Tages Anzeiger. Prandaj disa vende të Unionit Europian kanë ngritur qendra të tjera të pavarura. Atje ishte provuar që oferta për parandalimin dhe zbulimin e hershëm janë të nevojshme në rrafshin komunal. Dhe këto tani më ekzistojnë në Zvicër.

Për më tepër, ka shtuar ministrja, numri i urgjencës së policisë trajton edhe thirrje spontane. Një zgjidhje e posaçme për «udhëtarë të xhihadit», sipas saj, është e panevojshme. Vetëm instalimi i një qendre telefonike është i mundimshëm dhe i shtrenjtë. Përfundimisht, Parlamnenti i rrëzoi mocionin e Komisionit të Politikave të Sigurisë me 110 kundrejt 70 votave pro. 4 veta janë përmbajtur në votim. Sa për informacion: Nga 2010-ta Shërbimi Informativ Zviceran ka zënë 68 xhihadistë të dyshuar dhe konfirmuar, shton raporti. ksParlamenti e refuzon një iniciativë për krijimin e një numri telefoni kundër islamistëve radikal. Ministrja e drejtësisë vet një qendër të tillë e konsideron të panevojshme, të mundimshme dhe të shtrenjtë. Njofton Tages Anzeiger, duke iu referuar Agjencisë Zvicerane të Lajmeve.

Definitivisht: Parlamenti nuk dëshiron instalimin e një numri telefoni për qytetarët ose prindërit e merakosur nga xhihadistët e radikalizuar. Një stacion të tillë, siç e kanë disa vende fqinje, e ka kërkuar Komisioni për Politika të Sigurisë – njofton media.

Prindërve të shqetësuar dhe mësuesve në Zvicër iu duhet një qendër ku mund të marrin këshilla profesionale, ka argumentuar zëdhënësja e Komisionit të Politikave të Sigurisë. Sipas saj, sulme terroriste në vendet e tjera dëshmojnë për trajta të ndryshme të radikalizimit. Dhe një numër telefoni ku do të mund të paraqiteshin njerëzit e shqetësuar do të ndihmonte për t’i zbuluar ato me kohë. Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, përkujtoi që Konfederata ka një grup pune për këtë çështje. Dhe ai ka ardhur në përfundimin se ky stacion për prindër të shqetësuar, të afërm dhe qytetarë nuk do të ofronte ndonjë vërtet  një shërbim më tepër.

Për shumë të afërm të personave të radikalizuar policia nuk përbën stacionin e parë, e parafrazon ministren Tages Anzeiger. Prandaj disa vende të Unionit Europian kanë ngritur qendra të tjera të pavarura. Atje ishte provuar që oferta për parandalimin dhe zbulimin e hershëm janë të nevojshme në rrafshin komunal. Dhe këto tani më ekzistojnë në Zvicër.

Për më tepër, ka shtuar ministrja, numri i urgjencës së policisë trajton edhe thirrje spontane. Një zgjidhje e posaçme për «udhëtarë të xhihadit», sipas saj, është e panevojshme. Vetëm instalimi i një qendre telefonike është i mundimshëm dhe i shtrenjtë. Përfundimisht, Parlamnenti i rrëzoi mocionin e Komisionit të Politikave të Sigurisë me 110 kundrejt 70 votave pro. 4 veta janë përmbajtur në votim. Sa për informacion: Nga 2010-ta Shërbimi Informativ Zviceran ka zënë 68 xhihadistë të dyshuar dhe konfirmuar, shton raporti. ks