Parlamenti studentor thërret për bojkot në Universitetin e Gjakovës

Parlamenti i Studentëve i universitetit të Gjakovës «Fehmi Agani», ka ftuar për bojkot studentët e këtij institucioni akademik nga sot (e hënë), shkaku i mosrealizimit të kërkesave të tyre nga autoritetet drejtuese të UGJ-së.




Ditë më parë, ky organ i ka drejtuar një letër me katër kërkesa Senatit, Rektoratit të UGJ-së dhe Ministrisë së Arsimit.

Këta studentë kanë kërkuar që të rizgjidhet Këshilli Drejtues në kuadër të Universitetit të Gjakovës «Fehmi Agani», i përbërë nga katër anëtarë.

Të emërohet një anëtar i ri në Këshillin Drejtues nga Ministria e Arsimit në vend të kryetares Mimoza Kusari-Lila, me arsyetimin se po politizohet universiteti, të shqyrtohen ankesat e studentëve nga ndërhyrjet prej stafit administrativ dhe të lejohet afati i tetorit me të drejtë paraqitjeje nga dy provime dhe i njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues