«Parlament me sfond emigracioni»

Politika zvicerane është e gatshme për njerëz me sfond emigracioni, pohon NZZ. Këtë e kanë treguar zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, rruga deri aty është e gjatë.

Foto: Rawpixel /shutterstock.com



Parlamenti i ri është më djathtas, më i moshuar dhe më femëror. Aty tani, përkrah deputetëve të tjerë me sfond emigracioni, qëndron edhe Mini Li Marti dhe Siebel Arslan. Sa shkon nunmri i deputetëve me sfond emigracioni nuk dihet, por Enti Federal i Statistikave së fundmi ka nxjerrë që në 2014-tën mbi 30 për qind e zviceranëve kishin rrënjë të huaja, nënvizon raporti i NZZ-it. Sipas kësaj del që emigratët në politikën zvicerane janë të nënreprezentuar. Barrierat që të huajt të zgjidhen në politikë janë të mëdha, e citon media politiologun Georg Lutz, sipas të cilit mbi një milionë të huaj në Zvicër nuk kanë të drejtë të votojnë.

Pavarësisht kësaj, sipas politologut, emigrantët nuk janë gjithaq të interesuar për politikën në Zvicër. Ata fillimisht konfrontohen me probleme të tjera, siç është gjuha. Nndonëse vlenë se, sa më me stazh në Zvicër, aq më i lartë është participimi politik. Në anën tjetër pragu i nominimit për poste politike në Zvicër nuk është i lartë, çka bën që në garë të futen shumë persona pa shanse reale për t’u zgjedhur. Ndërkohë që studimet tregojnë se personat me emra me tingëllim të huaj janë sistematikisht të disfavorizuar. Sipas politologut, vlenë gjtihashtu që emigrantët nuk paraqesin ndonjë grup homogjen dhe ata  përfaqësojnë interesa të ndryshëm: «Emigrantët nuk i votojnë eimgrantët, sikurse që gratë nuk i votojnë patjetër gratë». Pastaj lpër t’u zgjedhur ypset rrjet, njoftësi. Për fushatën duhen mjte dhe përkrahje nga partia. Më së shumti nga partitë zvicerane emigrantët i kanë stimuluar social-demokratët. 30 për qind e tyre në zgjedhjet e fundit kanë qenë persona me sfond emigracioni. Mustafa Atici, një turko-zviceran dhe nga 2004 deputet i socialdemokratëve, mendon që partia e tij është në rrugë të mbarë për integrimin e të huajve. Ai nuk e ka mentalitetin e viktimës, konstaton raporti. CVP-ja i përkrah sekondot, mirënjeh autori. Për demokristianët nuk është vendimtar religjioni, me rëndësi janë vlerat e përbashkëta. Sekretarja e përgjithshme e demokristianëve e refuzon pretendimin për mbushje të listave kot me kandidatë me sfond emigracioni.

Sllovaken Yvette Estermann e solli në Zvicër dashuria, tani ajo është deputete e SVP-së në parlament. «Kjo ishte e vtmja parti që politizonte vërtetë», pohon ajo. Ajo nuk ka ndonjë problem me politikën e partisë së saj për azilin. Imigrimin masiv e sheh sigurisht me dyshim. Për këtë dhe një natyralizim me automatizëm është historiani Kijan Espahangizi. Sipas tij, mungesa e të drejtës qytetare për çerekun e popullsisë me banim të vazhdueshëm në Zvicër shpie në një cungimin e participimit politik në rrafsh nacional. Në ato vende ku ka të drejtë vote në nivel komunal, ka edhe më shumë kandidatë me sfond emigracioni. Studiuesi i ETH-së nuk angazhohet thjesht për më shumë kuaota dhe emra të huaj në politikë, por për një debat serioz se kush i përket Zvicrës së sotme dhe çfarë e karakterizon një zviceran: «Zvicra ka nevojë për një ‹ne› të re, e cila e pranon diversitetin.» Sistemi politik, sipas tij, duhet t’u përshtatet realiteteve të reja jetësore dhe strukturës demografike të transformuar nga emigrantët. ks