Paraloja e Prizrenit




Unë jam në Prizren edhe kur s’jam në të Përse më rrotullon anë e kënd Prizreni           Duke ma shkëputur hijen e parë Që më është zgjatur deri aty ku s’jam Jam           Më tej ndjesive që më krijuan aq të bukur Për t’u matur me bukurinë që s’është           Që është zgjatur deri aty ku s’jam           Prizren Për të qenë aty ku jam I bukur           Edhe për një të kremte të asaj që s’është Është vetëm pjesë e këtij pelegrini të blertë           Që më mërgoi edhe për një natë gjumi           Në anën e kundërt të Prizrenit Jam Aty ku më le Imzot Ç’u bë me harresën           Përse më le prapë këtu të të ëndërroj           Siç më ëndërrove ti dymijë vjet më parë Prej bukurisë sate t’i shpëtoj vetëm gishtat           Që m’i dënuan të prekurit në mungesë           Për të qenë aty ku jam Je Pra    Në Prizren      Edhe kur s’jam