Paradokset e bashkëqeverisjes legale e ilegale

Saktësisht 42 herë është përdorur mbiemri «ilegale» në një raport 50-faqesh që Qeveria e ka përcjellë të mërkurën në Bruksel, e nëpërmjet të cilit Bashkimi Evropian është informuar për shkallën e zbatimit të marrëveshjeve të mbërritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.




Në të alarmohet për ndërhyrjen e fqinjit verior dhe theksohet se nuk do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe për aq kohë sa nuk shuhen të gjitha strukturat ilegale.

Në këtë dokument Qeveria e Kosovës e ka pranuar se procesi i integrimit të veriut ka prodhuar një situatë paradoksale, ku autoritetet e zgjedhura nëpërmjet procesit ligjor ushtrojnë njëkohësisht edhe veprimtari paralele në funksion të shtetit të Serbisë.