Paraburgoset i dyshuari për ndërmjetësimin e ryshfetit për prokuroren Badivuku

Isak Smakolli nuk e priti arrestimin nga Policia e Kosovës. Pas plot një jave arrati i dyshuari për ndërmjetësim në rastin e ryshfetit për të cilin u paraburgos prokurorja e krimeve të rënda në Mitrovicë, Vahide Badivuku, u vetëdorëzua të dielën, në orën 17:00, në Polici, shkruan sot Koha Ditore.

Prej aty ai është dërguar në qendrën e ndalimit.

Të hënën, pa mbushur 48 orë të ndalimit policor, Smakolli doli para gjyqtares Alltëne Murseli, për t’u deklaruar rreth fajësisë së tij, me dyshimet se ndërmjetësoi me qëllim përfitimi për 22 mijë euro ryshfet në emër të Badivukut.

«I pafajshëm» ishte deklaruar ai para gjykatës, e cila ia caktoi një muaj paraburgim.

Smakolli, sipas pretendimeve të prokurorit Admir Shala, paratë e ryshfetit i kërkoi nga Arton Hasani nga Mitrovica. Hasani gjendet në arrest shtëpiak, meqë së bashku me babanë e tij Esanin dhe vëllezërit Fatonin e Dritonin hetoheshin nga vetë Badivuku për fajde.