Papunësia në Zvicër bie në 3,1 për qind

Qershori regjistron 5'651 më pak të papunë se maji. Në krahasim me një vit më parë megjithatë i bie një rritje.

Foto: pierdea / Shutterstock.com

Përsëri përmirësim i gjendjes në tregun e punës: Papunësia ka rënë nga 3,2 për qind në maj në 3,1 në qershor. Kjo është rënia e pestë me radhë. Në fund të qershorit kishte 139’127 të papunë të regjistruar në qendrat e ndërmjetësimit të punës, që i bie 6’651 veta më pak se një muaj më parë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë ka një rritje prej 4,4 për qind apo 5’871 veta, e transmeton «20 Minuten» Sekretariatin Shtetëror të Ekonomisë – Seco.

Është zvogëluar edhe papunësia te gjenerata e 15 deri 24 vjeçarëve për 5,6 për qind, duke shkuar në 15’751 veta. Në krahasim me një vit më parë, kjo i bie një rënie prej 0,4 për qind. Numri i vendeve të regjistruara të punës është 201’131, që i bie 5’108 më pak se një muaj më parë. Në krahasim me periudhën e një viti më parë i bie një rritje prej 5,3 për qind duke shkuar në 10’041 veta. Kurse numri i vendeve të lajmëruara të lira në qendrat e ndërmjetësimit të punës është rritur për 249 veta në 11’269.

Në muajin prill nga shkurtimi i orarit të punës janë prekur 6’729 persona, që i bie 12,9 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa numri i ndërmarrjeve të prekura nga puna me orar të shkurtutar është rritur për 0,6 për qind duke shkuar në 668. Numri i orëve të munguara është rritur për 8,1 për qind dhe shkon në 375’107 orë. Në prill, të drejtën e asistencës nga sugurimi i papunësisë e kanë humbur 3’206 veta. ks