Papa vizon Meksikën më 2016

Papa Françesku planifikon ta bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Meksikë vitin e ardhshëm, ka thënë të martën një zëdhënës i Vatikanit, pas njoftimit rreth vizitës ës fundit të Papës në Amerikë.




Françesku, gjatë muajit korrik vizitoi Ekuadorin, Bolivinë e Paraguain, ndërsa muajin e kaluar vizitoi Kubën dhe SHBA-të. Udhëtimi i tij i parë pas zgjedhjes së tij ishte në vitin 2013 në Brazil.

«Mund të konfirmoj… se ekziston një projekt që @pontifex të vizitojë Meksikën më 2016», tha zëdhënësi i Vatikanit, Manuel Dorantes, duke iu referuar llogarisë zyrtare të Papës në Twitter, i cili ka mbi 7.5 milionë përcjellës, transmeton Koha.net raportin e Reuters-it.

Kujtojmë se Papa Françesku vizitoi Tiranën më 21 shtator të vitit të kaluar, duke u bërë papa i dytë që viziton Shqipërinë.