Papa thërret besimtarët të luten për udhëtimin e tij në Kubë e ShBA

Papa Françesko, këto ditë do të merr rrugën matanë Oqeanit Atlantik, për të vizituar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Ai ka bërë thirrje nëpërmes llogarisë së tij në Twitter se i nevojiten lutjet e besimtarëve katolikë për udhëtimin e tij drejt Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net.

Se cila është arsyeja e thirrjes për lutje nuk dihet, por që ditë më parë në ShBA është arrestuar një i ri i dyshuar për planifikim të një sulmi gjatë vizitës së Papës, dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet.