Papa takohet me Fidel Castron

Papa Françesku ka takuar ish-presidentin e Kubës, Fidel Kastro, pas një meshe të mbajtur në Havana.




Papa Françesku ka takuar ish-presidentin e Kubës, Fidel Kastro, pas një meshe të mbajtur në Havana.

Papa dhe ish-lideri i vendit amerikano-latin kanë folur mbi çështjet botërore dhe fenë, në një takim që Vatikani e ka përshkruar si «jozyrtar dhe miqësor», transmeton Koha.net. Para këtij takimi, Papa u bëri thirrje kubanëve që t’i shërbejnë njëri-tjetrit dhe jo ideologjive.

Kjo është vizita e parë e Papës në vendin komunist. Mes një turme prej mijëra personash, Papa u prit mes brohoritjesh të shumta. Para ceremonisë, Papa Françesku mbajti një takim me presidentin Raul Castro.

Papa kërkoi mbështetje të mëtejshme për katolikët e Kubës, në mënyrë që kisha të mund të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë kubanezët në shpresat dhe shqetësimet e tyre.