Papa Françesku: «Mos e identifikoni islamin me dhunën»

Religjioni nuk është forca shtytëse prapa akteve të dhunës, është shprehur papa Françesku. Ai ka tërhequr vërejtjen të mos barazohet terrori islamist me islamin.

Foto: Polifoto / Shutterstock.com

Pas sulmit terrorist në një kishë katolike në veri të Francës, Papa françesku ka tërhequr vërejtjen që islami të mos barazohet me dhunën. «Nuk mund të flas për dhunë islamiste», është shprehur kreu i katolikëve të dielën, e transmetojnë mediat agjencinë zvicerane të lajmeve, sda.

Sipas Papës, edhe katolikët kryejnë krime. Ai thotë se çdo ditë lexon në gazeta për akte dhune në Itali, «dhe këta janë katolikë të pagëzuar, katolikë të dhunshsëm», është shprehur Françesku gjatë fluturimit nga Dita Botërore e të Rinjve në Krakau për në Romë. «Besoj që nuk është e saktë ta identifikosh islamin me dhunën.»

Në çdo fe ka një grup të vogël fundamentalistësh. Nuk janë të gjithë myslimanët të dhunshëm, as të gjithë katolikët. Sipas mendimit të tij, thekson Papa, feja nuk është forca shtytëse pas akteve të dhunshme.

Njerëz të rinj i dedikohen terrorizmit kur nuk kanë opsione të tjra, është shprehur Papa. «Sa europianë tonë të rinj i kemi lënë pa ideale, pa punë, kështu që ata iu qasën drogës dhe alkoholit dhe bashkëpunuan me grupet fundamentaliste?», pyet Papa Françesku. ks