Papa bën thirrje për strehim refugjatësh nga komuniteti fetar në Evropë

Papa Françesk i ka bërë thirrje të dielën çdo famullie dhe çdo komuniteti fetar që të marrin nga një familje migrantësh si gjest solidariteti, gjest i cili, siç tha ai, do të nis në shtetin e vogël të Vatikanit ku edhe ai jeton.

“U bëj thirrje famullive, komuniteteve fetare, manastireve dhe faltoreve në mbarë Evropën që të marrin nga një familje refugjatësh”, tha ai pas lutjeve të së dielës në Vatikan, raporton Reuters.

“Çdo famulli, çdo komunitet fetar, çdo manastir, çdo faltore në Evropë… të marrin nga një familje”, tha më tej Papa, për t’u duartrokitur më pas nga turma e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, transmeton Koha.net.

Dy famulli në Vatikan do të marrin nga një familje refugjatësh ditëve në vijim, shtoi ai.