Panik në Bosnjë: Bllokada ekonomike nga Kosova mund të rrezikojë deri në 10 mijë vende të punës

Nënkryetari i Odës së Ekonomisë së Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Vjekosllav Vukoviq, deklaroi se ngritja e taksave për 100 për qind për prodhimet e Bosnjës në Kosovë vë në rrezik 10 mijë vende të punës.

Sarajeva. Foto: Shutterstock



Aty ku dominohet nga serbët, politika e Bosnjës është absurde. Për shembull vendimi i Kosovës për t’ua shtrenjtuar taksat për 100 për qind prodhimeve të këtij vendi në Sarajevë është quajtur akt armiqësor. Njëkohësisht autoritetet e Bosnjës pengojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve nga Kosova përmes regjimit të vizave. Dhe këtë e bëjnë në harmoni me interesat politike të Serbisë. Edhe me rastin e votimit për pranimin e Kosovës në Interpol Bosnja ishte kundër. Ministri i Brendshëm Dragan Mektiq, një serb, refuzoi të mbështes hyrjen e Kosovës në Interpol. Një votë të tillë atij ia kishte kërkuar edhe shefi i policisë së republikës së serbëve të Bosnjës.

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës që prodhimet nga Serbia dhe Bosnja të taksohen me 100 për qind më shumë se deri më tani, nënkryetari i Odës së Ekonomisë së Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Vjekosllav Vukoviq, deklaroi se kjo vë në rrezik 10 mijë vende të punës. Në një konferencë për shtyp në Sarajevë, siç njofton FoNet, Vukoviq tha se Bosnja eksporton dhjetë herë më shumë se ç’importon nga Kosova. Rrjedhimisht, sipas tij, kundërmasat nuk do të kishin efekt. (dp)