Pak investime në Kolovicë, shumë në Dardani

Plate e parqe të reja. Jeta për banorët e lagjes Dardania po përmirësohet vazhdimisht.




Por, derisa kjo lagje e urbanizuar ka qenë në vëmendjen e të gjitha qeverisjeve komunale, e kundërta ka ndodhur me Kolovicën, raporton “038” i KTV-së.

Atje banorët thonë se është shtruar ndonjë rrugë, një hapësirë e vogël për të luajtur fëmijët, por që komunarët në këtë anë dalin vetëm për zgjedhje.

Parqe thonë se nuk kërkojnë, ngase nuk kanë as kanalizim e rrugë.

Për banorët është e padrejtë mënyra se si komuna shpenzon buxhetin komunal, i cili do të duhej ndarë në tërë lagjet njëjtë.

Hysen Durmishi, i cili do ta udhëheqë drejtorinë e investimeve kapitale, thotë se është e vërtetë që në Dardani ka më shumë investime, por jo për shkak të votave.

Ndryshe, Kolovica është mbipopulluar së fundmi edhe nga banorë të fshatrave të thella si Dabishevci, Keqekolla e Koliqi, që janë shpërngulur në periferi të qytetit.