Padi ndaj të rinjëve myslimanë për racizëm dhe antisemitizëm




Komuniteti hebraik reagon me padi, Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit kërkon presion nga Facebook-u.

Unioni i Komunave Zvicerano-Izraelite (SIG) ka denoncuar 15 ‹Secondo› të rinjë tek autoritetet zvicerane dhe dhe ka kërkuar ngritjen e padive për arsye kërcënimi dhe pronocimesh diskriminuese. E citon kështu Tages Anzeiger Patrick Studer, zëdhënësin e SIG nga një intervistë në «Schweiz am Sontag».

Shquajnë turqit dhe sdhqiptarët

Kjo dukuri po frymëzohet sidomos nga konflikti më i ri në Gaza. Myslimanë të rinj në rrjetet sociale shprehen në forma raciste dhe antisemitiste. Më së shpeshti është fjala për djem të moshës 18 deri 30 vjeç, ‹Secondo› nga Turqia, Kosova dhe Ballkani. Parasëgjithash shquhet faqja e Facebook-ut «Demo für Palestina in der Schweiz», në të cilën vajza dhe djem të rinj me prejardhje turke dhe shqiptare tërheqin vëmendjen me thirrje kundër hebrenjëve, të cilat nxisin urrejtje dhe dhunë. Disa shkruajnë në mënyrë të hapur, me emër dhe mbiemër të vërtetë, të tjerë postojnë në mënyrë paksa të kamufluar.

Organizatat myslimane i dënojnë rastet

Organizatat islame janë të njoftuara për këto raste dhe i dënojnë në mënyrë të vendosur thirrjet për urrejtje dhe dhunë – citon TA Hisham Maizar, kryetarin e Federatës së Shoqatave Myslimane Fids. Ai kërkon ndjekjen e këtyre rasteve dhe njëkohësisht apelon që të mos krijohet opinion për myslimanët si kërcënim për hebrenjtë.

Edhe këshilltari nacional, Daniel Vischer, njëkohësisht Kryetar i Shoqërisë Zvicër-Palestinë, flet në këtë rast për një qark të fanatizuar, por që nuk do të duhej interpretuar si disponim të myslimanëve në Zvicër.

Reagon edhe Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit

Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit, Brunschwig Graf, shprehet gjithashtu e shqetësuar për rritjen e komenteve raciste dhe antisemististe në Facebook dhe në paraqitjet tjera online. Ajo i apelon Federatës të reagojë ndaj këtyre rasteve. Graf kërkon kontaktimin e Facebook-ut dhe shikimin e mundësisë për të reaguar më shpejtë ndaj shkarjeve të tilla raciste.

Shumëkush nuk është i vetëdijshëm që prononsimet në Facebook janë publike dhe shkruajnë gjëra që përndryshe nuk do t’i thoshin, mendon Graf. Komentet raciste janë të dënueshme dhe duhet parë që paditë të kenë efektin e vet, e citon atë Tages Anzeiger. / ksKomuniteti hebraik reagon me padi, Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit kërkon presion nga Facebook-u.

Unioni i Komunave Zvicerano-Izraelite (SIG) ka denoncuar 15 ‹Secondo› të rinjë tek autoritetet zvicerane dhe dhe ka kërkuar ngritjen e padive për arsye kërcënimi dhe pronocimesh diskriminuese. E citon kështu Tages Anzeiger Patrick Studer, zëdhënësin e SIG nga një intervistë në «Schweiz am Sontag».

Shquajnë turqit dhe sdhqiptarët

Kjo dukuri po frymëzohet sidomos nga konflikti më i ri në Gaza. Myslimanë të rinj në rrjetet sociale shprehen në forma raciste dhe antisemitiste. Më së shpeshti është fjala për djem të moshës 18 deri 30 vjeç, ‹Secondo› nga Turqia, Kosova dhe Ballkani. Parasëgjithash shquhet faqja e Facebook-ut «Demo für Palestina in der Schweiz», në të cilën vajza dhe djem të rinj me prejardhje turke dhe shqiptare tërheqin vëmendjen me thirrje kundër hebrenjëve, të cilat nxisin urrejtje dhe dhunë. Disa shkruajnë në mënyrë të hapur, me emër dhe mbiemër të vërtetë, të tjerë postojnë në mënyrë paksa të kamufluar.

Organizatat myslimane i dënojnë rastet

Organizatat islame janë të njoftuara për këto raste dhe i dënojnë në mënyrë të vendosur thirrjet për urrejtje dhe dhunë – citon TA Hisham Maizar, kryetarin e Federatës së Shoqatave Myslimane Fids. Ai kërkon ndjekjen e këtyre rasteve dhe njëkohësisht apelon që të mos krijohet opinion për myslimanët si kërcënim për hebrenjtë.

Edhe këshilltari nacional, Daniel Vischer, njëkohësisht Kryetar i Shoqërisë Zvicër-Palestinë, flet në këtë rast për një qark të fanatizuar, por që nuk do të duhej interpretuar si disponim të myslimanëve në Zvicër.

Reagon edhe Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit

Kryetarja e Komisionit Kundër Racizmit, Brunschwig Graf, shprehet gjithashtu e shqetësuar për rritjen e komenteve raciste dhe antisemististe në Facebook dhe në paraqitjet tjera online. Ajo i apelon Federatës të reagojë ndaj këtyre rasteve. Graf kërkon kontaktimin e Facebook-ut dhe shikimin e mundësisë për të reaguar më shpejtë ndaj shkarjeve të tilla raciste.

Shumëkush nuk është i vetëdijshëm që prononsimet në Facebook janë publike dhe shkruajnë gjëra që përndryshe nuk do t’i thoshin, mendon Graf. Komentet raciste janë të dënueshme dhe duhet parë që paditë të kenë efektin e vet, e citon atë Tages Anzeiger. / ks