Pacolli fajëson Qeverinë për mosrespektim të reciprocitetit me Serbinë

(E plotësuar 09:30) Pavarësisht se nga mesnata ishte thënë se do të ngrihet marrëveshja për sigurimet kufitare, një gjë e tillë nuk po zbatohet.

Automjetet me regjistrime serbe, pas mesnatës, nëpër vendkalimin e Kosovës kanë hyrë me regjim të pandryshuar dhe atyre nga Policia e Kosovës nuk u janë dhënë tabelat «prova».

Kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë rreth polisave, Rrahim Pacolli, deklaroi për TV-Artën se pavarësisht vendimit, një gjë e tillë nuk ka filluar të zbatohet, transmeton Koha.net. Ai theksoi se dikush nga Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër që marrëveshja të jetë në fuqi, pavarësisht, siç tha ai, që qytetarët e Kosovës po zhvaten nga ana e Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug njoftoi se disa automjete me tabelat e regjistrimit NP, BG, KM pa pengesa dhe vetëm me kontrollim rutinor e kanë kaluar kufirin nga ana e Rashkës dhe kanë hyrë pa probleme në Kosovë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në këtë vendkalim kanë thënë për mediat serbe se nuk kanë marrë asnjë shkresë për ndryshimin e regjimit të hyrjes së automjeteve nga Serbia në Kosovë. Ndërkohë, vendimi për ngrirjen e marrëveshjes është marrë pasi Serbia nuk ka lejuar kalimin e veturave me targa RKS.