Pacientët në Zvicër të kënaqur me shërbimet mjekësore në spitale

Në një anketë të zhvilluar me 38 mijë pacientë, shumica prej tyre kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur me punën e spitaleve.

Foto ilustruese: Shutterstock



Në anketën e Agjencisë Nacionale mbi Zhvillimin e Cilësisë në spitale dhe klinika (ANQ) morën pjesë 200 spitale dhe klinika të fëmijëve. 60 për qind e paceintëve të pyetur në gjysmën e pyetjeve dhanë përgjigjen më të lartë pozitive, njofton agjencia zvicerane e lajmeve SDA. Nëntë prej dhjetë të anketuarve theksuan se kohëzgjatja e qëndrimit në spital ka qenë «saktësisht e duhur». Me nota të mira është vlerësuar edhe komunikimi me personelin mjekësor dhe infermierët. Pacientët e anketuar kanë kërkuar që të përmirësohet organizimi i qëndrimit në spital dhe cilësia e trajtimit. Edhe sa i përket prindërve me fëmijë të hospitalizuar, klinkat zvicerane mund të jenë të kënaqura: shumica e prindërve kanë lavdëruar punën e pediatërve. Sidomos është vlerësuar trajtimi me respekt i fëmijëve nga ana e mjekëve. (dp)