Pa-Varësi

Omar Farouk Sesay.



Ajo erdhi duke rrjedhë në një placentë të përgjakur
me kërthizë të paprerë
mamitë që dihatnin
dhe kishin kryer prerjen cezarike çlirimtare
pa anestezi në një sallë të hapur operacionesh
habiteshin përballë kësaj enigme:
një lëmsh i heshtur i quajtur
e lira dhe prapë e lidhur me zinxhirë
e pavarura dhe prapë e varura
plaka dhe prapë e reja
ajo që ka braktisur gjirin dhe prapë ushqehet nga gjiri
e lindura dhe prapë e palindura
PAVARËSI.

Përktheu: E. Robelli

Omar Farouk Sesay, poet nga Sierra Leona, u lind më 1960.