Pa ura

Foto: Shutterstock



Kur desha të kaloj matanë,
ura nuk kishte më.
Këndej kam mbetur i mbërthyer për hijen time.

Kur e pata kohën të lodroj,
të gjitha poezitë e llastuara – matanë!
Këndej i ka përmbledhur faqja e errët e hijes sime.

Këndej, mik i dashur, vjen muzgu,
kupton?
e të kaplon ngadalë hija e çoroditur.

Muzgu sjell një poezi të qetë,
kur toka i jep shenja gjithësisë…

Atëherë merret vesh
se gjithçka është në rregull…
Edhe jeta e mbërthyer në brigje të çoroditura.