(Pa titull), dy poezi

Hannah Arendt.

(Pa titull – I)

Mendimet vijnë te unë,
për to më e huaj s’jam.
Po bëhem vatër e tyre
si arë e lëvruar.

(Pa titull – II)

Plaga e lumturisë
quhet stigmë, jo vrajë.
Për këtë jep xhevap
sall fjala e poetit.
Saga e vargëzuar
është vatër, jo fole.

Përktheu: E.R.